Ronaldo më i miri para portës

Sporti

Ronaldo më i miri para portës

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:44

Asi i Real Madridit është golashënuesi më i spikatur i Europës edicionin e shkuar, rrjedhimisht kandidat i denjë për Topin e Artë për këtë vit.

Cristiano Ronaldo është duke bërë gjithçka për t’u barazuar me Lionel Messin sa i përket numrit të Topave të Artë të fituar.

Ai e ka pranuar këtë gjë kur fitoi të tretin në karrierë dhe të dytin si lojtar i Real Madridit vitin e shkuar.

Efikasiteti i tij para golit e dëshmon kandidaturën e tij për 2015-ën, vit gjatë të cilit Los Blancos nuk kanë fituar gjë.

Portugezi mori “Pichichin”, si golashënuesi më i mië në La Liga dhe Këpucën e Artë me 48 golat e tij në sezonin 2014-15.

Ai po ashtu ishte bashkë-golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, me Messin dhe Neymarin – dy lojtarët tjerë që janë në garë për çmimin këtë vit.

Por Cristiano ka qenë më i heshtur se zakonisht në fillim të edicionit të ri.

Megjithë formën jo të lartë ai vazhdon të shënojë gola – nëntë dhe është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve deri tani me shtatë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat