Vardy synon rekordin e Messit

Sporti

Vardy synon rekordin e Messit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 23:37

Sulmuesi i skuadrës së Leicester Cityt, Jamie Vardy ka thyer rekordin duke arritur të shënojë në njëmbëdhjetë ndeshje radhazi në Ligën Premier.

Mirëpo, përkundër thyerjes së rekordit të ish-sulmuesit të Manchester United, Ruud van Nistelrooy ai tani ka synuar ta arrijë edhe Lionel Messin.

Ai duhet të vazhdojë të shënojë në 21 ndeshje radhazi për ta arritur sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sulmuesi anglez e thyej rekordin kundër Manchester Unitedit, ku Leicester barazoi 1-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat