NBA ia uron 28 nëntorin shqiptarëve në këtë mënyrë (Video)

Sporti

NBA ia uron 28 nëntorin shqiptarëve në këtë mënyrë (Video)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 21:19

Parketet e kampionatit amerikan dhe kanadez të basketbollit (NBA), kanë vlerësuar kombin shqiptar me rastin e festës së madhe të 28 nëntorit, duke promovuar valle shqiptare gjatë pauzës 30 minutëshë të dy ekipave.

“Shqiponjat e Vogla” dhe ikona e valles popullore shqiptare, Liliana Cingu, të udhëhequr nga koreografi Ramazan Këllezi, performuan në “Air Canada Center” të Torontos përpara 26 mijë të pranishmëve gjatë sfidës së NBA-së mes Toronto Raptors dhe Phoenix Suns.

Kjo është hera e dytë që grupi artistik “Shqiponjat e Vogla”, promovojnë këngën dhe kërcimin shqiptare në Toronte. Përndryshe ndeshja ishte aktive dhe me shumë pikë, ku në fund fitoi Phoenix Suns me rezultatin 107:102./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat