Garcia është i zemëruar

Sporti

Garcia është i zemëruar

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:57

Roma nuk është në formë të mirë në javët e fundit dhe sidomos dy humbjet rresht janë shqetësuese. E para, në Champions League ku u mposht me 6:1 nga Barcelona dhe e dyta, të dielën si vendas u gjunjëzuan me 2:0 nga Atalanta. Trajneri i Romës, Rudi Garcia, është i zemëruar nga humbja, por s’e ka ndërmend të jap dorëheqje. “Nuk do të jap dorëheqje. Jam i zemëruar, i dëshpëruar dhe ne duhet të luftojmë që të dalim nga kjo situatë, duhet të qëndrojmë të bashkuar, djemtë nuk duhet të humbin besimin, pasi përsëri mund të jemi ajo Roma me sulmin më të mirë në Serie A”, ka thënë Garcia. Roma aktualisht është në vend të katërt me 27 pikë pas 14 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat