Fitorja e 13-të, Bayerni +11 në renditje

Sporti

Fitorja e 13-të, Bayerni +11 në renditje

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:55

Bayern i Mynihut është një superfuqi në Bundesligën gjermane. Edhe në këtë sezon, skuadra e Pep Guardiolës duket se nuk ka rivalë në kampionat dhe vazhdon marshin e sigurt drejt titullit kampion.

Mueller dhe Coman shënuan golat e fitores 2-0 përballë Hertha Berlin. Në Allianz Arena, rivalët nga kryeqyteti u dorëzuan në harkun e 41 minutave lojë.

Me këtë sukses, Bayerni regjistroi fitoren e 13-të në 14 javë të kampionatit. Të besuarit e Guardiolës, në krye të Bundesligës, e rritën në 11 pikë diferencën nga Borussia e Dortmundit ndjekëse.

Hoffenheim ishte shumë pranë surprizës, por në fund u detyrua të kënaqej me një pikë ndaj Borussia Moenchengladbach. Pas avantazhit të miqve me Johnson, vendasit përmbysën shifrat me Zuber, Polanski e Amiri. Drmic shkurtoi shifrat për Gladbach, ndërsa tre minuta përpara fundit të lojës, Johnson vulosi barazimin 3-3.

Në takimet e tjera Hamburg fitoi në fushën e Werder Bremen, Mainz mposhti Eintracht Frankfurt, ndërsa Hannoveri nuk pati vështirësi përballë Ingolstadt

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat