Real Madrid kërkon yllin nga Serie A

Sporti

Real Madrid kërkon yllin nga Serie A

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:25

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Romës, Miralem Pjanic.

Real Madrid ka filluar të mendojë për përforcime.

Andaj, “Los Blancos” kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Romës, Miralem Pjanic, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Reprezentuesi i Bosnjës e Hercegovinës kërkohet edhe nga Barcelona.

Në ballinën e sotme, “Marca” raporton se Pjanic është në agjendën e Real Madridit, që thuhet se ka dërguar skautë për të vëzhguar për së afërmi paraqitjet e tij me “Giallorossët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat