James ka probleme me Benitezin

Sporti

James ka probleme me Benitezin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 10:37

Kolumbiani nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin kundër Barcelonës dhe me lënien në bankë ndaj Shakhtarit.
James Rodriguez është lojtari i radhës i Real Madridit që ka mosmarrëveshje me trajnerin Rafa Benitez.

Dhjeta e Los Blancos e ka shprehur qartë pakënaqësinë me minutazhën e vogël.

Por Benitez raportohet ta ketë injoruar atë para ndeshjes me Shakhtarin.

“Ka lojtarë që po luajnë më mirë se ti”, mësohet t’i ketë thënë ai kolumbianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat