Vidal: Bayern është shumë më i fortë se ky ekip

Sporti

Vidal: Bayern është shumë më i fortë se ky ekip

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:54

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal ka thënë se kampioni i Bundesligës është shumë më e fortë se ish ekipi i tij, Juventus.

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal ka mbrojtur vendimin e tij për transferim në Allianz Arena.

Ai ka thënë se kampioni i Bundesligës është shumë më e fortë se ish ekipi i tij, Juventus.

“Në këtë moment, Bayern është shumë më i fortë se Juventus”, deklaroi Vidal për “Goal.com”.

“Këtu janë disa prej futbollistëve më të mirë në botë, dhe unë shpresoj t’u ndihmoj që të fitojnë. Edhe Bianconerët janë një ekip i mirë, por ekziston një dallim i madh. Në Torino jam ndjerë mirë, por tani këtu ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh reprezentuesi kilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat