Rikthehet Lila

Sporti

Rikthehet Lila

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:04

Andi Lila është rikthyer në stërvitje. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka munguar pas disa ditëve terapi që ka kryer në Serbi. Edhe pse nuk ka qenë i gatshëm për të punuar me grupin, futbollisti i Kombëtares ka kryer një seancë përgatitje individuale.

Gjatë ditëve të fundit, mediat greke kanë aluduar shumë rreth një largimi të mundshëm të tij, por ka qenë vetë klubi PAS Janina që ka përgënjeshtruar gjithçka, raporton panoramasport.

“Pas terapisë së nevojshme që e ka bërë atë të jetë larg ekipit, Lila është rikthyer në skuadër dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës me ekipin”, ka qenë njoftimi i PAS Giannina-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat