Husaj e Inegol shkatërruan Fenerbahcen

Sporti

Husaj e Inegol shkatërruan Fenerbahcen

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:56

Shqiptari nga Kosova, Gazmend Husaj, me ekipin e Inegol Belediyespor po ngjiten drejt kreut të tabelës në elitën e volejbollit turk. Pas fitores të shtunën e kaluar me rezultat 3:1 ndaj Galatasarayt, tani mposhtën në Stamboll me 3:0 Fenerbahcen, e cila llogaritet si pretendent për vend të parë. Volejbollisti Husaj, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me ekipin e tij po kalojnë në një formë shumë të mirë sidomos në dy takimet e fundit, ku tani renditen në vend të dytë me 12 pikë pas 6 javëve ose ka dy më pak se lideri, Halkbank, kurse Fenerbahce bie në vend të tretë (10).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat