Messi është i lumtur

Sporti

Messi është i lumtur

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:27

Lionel Messi është shprehur i lumtur me paraqitjen e Barcelonës në fitoren 6:1 ndaj Romës.

Argjentinasi thotë se skuadra e tij është e bashkuar, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm për të arritur objektivat e tyre në fund të sezonit.

“E rëndësishme për grupin është të jemi të bashkuar dhe të dimë objektivat tona. Ne jemi duke luajtur shumë mirë por na pret rrugë e gjatë deri në fund të sezonit. Shpresoj që ne të mund të mbajmë këtë ritëm për një kohë të gjatë”, deklaroi Messi.

“Është ndjenjë e mirë të luash 90 minuta. Pak nga pak unë po ndjehem më mirë. Unë jam i lumtur me rezultatin dhe me pranin në fushë për 90 minuta. Ne jemi të lumtur sesi po ecin gjërat tani, por kemi rrugë të gjatë para nesh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat