Favorizohet nga kalendari, Milani do 12 pikë para Krishtlindjes

Sporti

Favorizohet nga kalendari, Milani do 12 pikë para Krishtlindjes

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:37

12 pikë të plota në katër ndeshjet e mbetura para festave të fundvitit. Ky është objektivi i Milanit në katër sfidat e radhës, ku favorizohet edhe nga kalendari. Mihajlovic nuk duhet të gabojë në një përballje, aq më tepër që pas Sampdorias, do të ketë kundërshtare skuadrat që mbyllin tabelën e renditjes, Carpin, Bolognën dhe Frosinone. Një rast ky që duhet shfrytëzuar maksimalisht nga trajneri serb për të blinduar pozicionin e tij dhe për ta nisur me më shumë optimizëm 2016-ën. Synimi i kuqezinjve është ta mbyllin 2015 në kuotën e 32 pikëve. Kjo ecuri do të ishte një dhuratë e bukur për presidentin Silvio Berlusconi, i cili ka mbetur i zhgënjyer nga rezultatet që kanë arritur kuqezinjtë në 13 javët e para në Serinë A.

Të premten Berlusconi bashkë me vajzën e tij Barbara dhe Adriano Gallianin, ka planifikuar një takim me sponsorët, një rast i mirë ky për të folur ballë për për ballë me Sinisa Mihajlovic, pasi Kavaliari është i pakënaqur përvecse me pikët, edhe me lojën mbrojtëse që po zhvillon skuadra.

Për ndeshjen me Sampdorian, e programuar për t’u zhvilluar të Shtunën në mbrëmje, trajneri kuqezi pritet të ndryshojë rreshtim. Gjatë javës do të punohet me vendosjen 4-4-2, me dyshen sulmuese Luiz Adriano – Bacca, ndërsa Cerci dhe Bonaventura, do të mbështesin nga krahët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat