Ja deri ku arrin çmenduria serbe

Sporti

Ja deri ku arrin çmenduria serbe

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 19:28

Serbët assesi të pajtohen që nuk do të jenë pjesë e Euro 2016. Mediat serbe vazhdojnë të fantazojnë pas eliminimit të turpshëm nga fushata kualifikuese për në evropianin e vitit tjetër.

Gazeta Kurir shkruan se Shqipëria mund të përjashtohet, pasi ka dyshime se ka fiksuar ndeshjen me Armeninë. Në fakt gazeta i referohet disa raportimeve në median shqiptare, sipas të cilave katër lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për të shitur ndeshjen.

Gazeta shkruan se UEFA ka nisur hetimet dhe i bazohet një zyrtari të lartë të UEFA-s, serbit Dushan Maraviq.

Nëse provohet se ndeshja është shitur, gazeta shkruan se Shqipëria do përjashtohet nga evropiani.

Në këtë rast, Serbia shkon në play-off dhe Danimarka shkon direkt në Europian. Gazeta madje kujton rastin e vitit 1992, kur Danimarka i zuri vendin Jugosllavisë së penalizuar në Europian. Danimarka arriti të shpallet edhe kampion Evrope.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat