Shala: Shqipëria do ta kalojë rrethin e parë

Sporti

Shala: Shqipëria do ta kalojë rrethin e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:49

Kujtim Shala, ish-futbollist i mirënjohur, ka thënë se kombëtarja e Shqipërisë, do ta kalojë rrethin e parë në garën më të rëndësishme në Euro 2016. “Sinqerisht rolin kryesor nuk do ta kemi, por jam i bindur se as autsajdera nuk do të jemi. Nuk është më ajo Shqipëri që dikur futbolli luhej amatorë, tani i kemi djemtë në top klube evropiane. Jam i bindur se këta djelmosha do ta kalojnë rrethin e parë pa kurrfarë problemi, duke pas parasysh se ne gjithmonë do të luajmë me një lojtar më tepër se skuadrat tjera, ajo është tifozeria ‘Kuq e Zi’ që do ta kaploj Francën”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat