Konfirmohet, Lewandowski në Shqipëri

Sporti

Konfirmohet, Lewandowski në Shqipëri

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 07:13

Robert Lewandowski me shokë do të vije në Shqipëri.

Kështu së paku ka konfirmuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se ndeshja e radhës e Kombëtares shqiptare do të jetë kundër Polonisë.

“Fillimisht ishte menduar për një miqësore me Kombëtaren kroate, por për shkak të ndeshjeve të barazhit të kroatëve, kjo nuk mund të realizohet për momentin. Por, ne kemi aranzhuar një miqësore me përfaqësuesen e Polonisë, e cila do të zhvillohet gjatë muajit nëntor”, ka thënë Rama.

Me këtë rast, Rama ka thënë se do të bëhet hapja e stadiumit të rinovuar të Vllaznisë së Shkodrës “Loro Boriçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat