Katër shqiptarë titullarë, Zvicra fiton tri pikë

Sporti

Katër shqiptarë titullarë, Zvicra fiton tri pikë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 22:43

Zvicra fiton tri pikë si mysafir i Estonisë dhe përfundon në vend të dytë me 21 pikë, 9 më pak se Anglia e para në grupin E të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll. Anglia dhe Zvicra u kualifikuan, kurse Sllovenia mbetet në barazh. Zvicra shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Estonisë. Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi e Granit Xhaka, luajtën titullarë, këta tre të fundit u zëvendësuan në minutën e 46-të përkatësisht në atë të 71-tën dhe të 80-tën. Pajtim Kasami inkuadrohet në lojë në minutën e 80-të në vend të Xhakës. Mehmedi në minutën e 49-të pati rast ideal, por qe i pasaktë, kurse Klavan 90+4' shënoi autogol për fitoren e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat