Deschamps: Shqipëria na ka hapur më shumë probleme se sa Danimarka

Sporti

Deschamps: Shqipëria na ka hapur më shumë probleme se sa Danimarka

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:56

Përzgjedhësi i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka thënë se Shqipëria me plotë meritë është në Euro 2016. Sipas tij, Shqipëria më shumë iu ka shkaktuar probleme në miqësore se sa Danimarka. Franca e kishte humbur miqësoren me rezultat 1:0 nga Shqipëria, ndërsa francezët të dielën në mbrëmje mposhtën me 2:1 Danimarkën. Deschamps në një intervistë për të përditshmen daneze “Berlingske”, tha se: ” Shqipëria na ka hapur më shumë probleme se sa Danimarka. Kështu që në bazë të kësaj kuptohet se dy ekipet që kanë avancuar në kualifikimin direkt në Europian, (Portugalia dhe Shqipëria) e kanë merituar diçka të tillë”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat