Mourinho sulmon edhe Benitezin dhe Ancelottin

Sporti

Mourinho sulmon edhe Benitezin dhe Ancelottin

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:46

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka vazhduar me sulmet e tij ndaj kolegëve në intervista të ndryshme.

Mourinho në intervistën e tij kontraverse për La Gazzetta dello Sport foli shumë edhe për Benitezin dhe Ancelottin.

Njëri sipas tij e shkatërroi super ekipin e Interit për gjashtë muaj, teksa tjetri është trajneri i vetëm në histori të Ligës së Kampionëve që humbi një ndeshje pasi kishte epërsinë prej 3-0.

“Ai shkatërroi ekipin më të mirë në Evropë për gjashtë muaj”, u shpreh Mourinho për Benitezin.

Për të vazhduar më pas për Ancelottin: “Në historinë e Ligës së Kampionëve është vetëm një trajner dhe një klub që ka lëshuar një epërsi prej 3-0 në finale dhe përfundoi duke e humbur atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat