Cech: Chelsea ende favoritë për titull

Sporti

Cech: Chelsea ende favoritë për titull

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:22

Portieri i Arsenalit, Petr Cech është i befasuar me fillimin e dobët të sezonit nga ish-klubi i tij, por ka insistuar se ata janë ende favoritë për titull edhe në këtë sezon.

Chelsea ka përjetuar një nga sezonet më të dobëta në dekadën e fundit, duke u renditur në vendin e 16-të, pasi kanë fituar vetëm dy ndeshje nga tetë të mundshme.

“Forma e tyre më befason sepse Chelsea është një nga ekipet më të mira në ligë dhe jo vetëm".

"Tashmë nuk jam atje dhe e kam të vështirë të kuptojë se çfarë po ndodh, por sezoni është i gjatë dhe Chelsea ende janë favoritë për titull”, është shprehur Cech për iDNES.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat