Gjyqtarët nga Kosova takojnë Nicola Rizzolin

Sporti

Gjyqtarët nga Kosova takojnë Nicola Rizzolin

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:30

Disa nga gjyqtarët nga Kosova që do të jenë prezent në ndeshjen Shqipëri – Serbi, kanë takuar gjyqtarin italian Nicola Rizzoli.

Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza, Fatmir Sekiraqa, Leutrim Mustafa dhe Granit Hyseni e kanë takuar gjyqtarin Nicola Rizzoli, një ndër gjyqtarët më të mirë në botë.

Genc Nuza i ka bërë edhe një dhuratë, emblemë të Federatës së Futbollit të Kosovës që përfaqëson gjyqtarët, italianit i cili sonte do ta bëjë ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Rizzoli do të ndajë drejtësinë së bashku Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, Luka Banti, Antonio Damato dhe Andrea Padovan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat