Ja cfarë thotë Mavraj para ndeshjes

Sporti

Ja cfarë thotë Mavraj para ndeshjes

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:37

Futbollisti shqiptar Mërgim Mavraj ka folur para ndeshjes historike me Serbinë. Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit dashuria dhe krenaria me kombëtaren nuk do të mungoj.
Ai thotë se është i sigurt se sot do të gezohen zemrat e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Pavarësisht se si do të jetë rezultati në fund të ndeshjes, Dashuria dhe Krenaria jonë për ju është e pafundë...
Falenderojmë Zotin që sot fanellën kuqezi e përfaqësojnë djem kaq guximtar por mbi të gjitha modestë!
Dinjiteti na solli deri në pikën aktuale dhe sot jam i sigurtë që do të na gëzoni zemrat dhe shpirtin. Mbështetja jonë për ju është e pamasë...
Faleminderit pafund për gjithë këto momente që po na e bëjnë zemrën mal, nuk do të harrohen kurrë!

Forca Shqipëri, je më e mira !!!
/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat