BOMBË në Futboll: Suspendohen Blatter dhe Platini

Sporti

BOMBË në Futboll: Suspendohen Blatter dhe Platini

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 12:42

(I plotësuar) - Komisioni i Etikës në FIFA ka suspenduar presidentin e saj, Sepp Blatter dhe kryetarin e UEFA-s, Michel Platini. Ky suspendim vlen për 90 ditët e ardhshme, pasi janë vërejtur shkelje dhe afera të ndryshme korruptive për të dy bosët e futbollit.
Gjithashtu është suspenduar edhe Jerome Valcke, gjeneralsekretari i FIFA-s.

Blatter dhe Platini janë dënuar pas vendimit të gjyqtarit gjerman, Hans Eckert. Ata nuk kanë të drejtë asnjë vendim brenda 90 ditësh dhe kjo mund të shtohet edhe 45 ditë tjera.
Sipas vendimit gjithashtu Blatter dënohet që:
-Të pastrojë dhe lirojë zyrën e tij të FIFA-s
-Nuk ka të drejtë të shikojë ndeshje futbolli në asnjë stadion
-Nuk mban më funksionin e presidentit të FIFA-s

Këto masa kanë ardhur si afera kurriptive që janë bërë mes dy drejtuesve më të mëdhej të futbollit. Më keq mund të ndodh për Blatter, pasi ai akuzohet edhe nga një gjyq amerikan./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat