​Ballisti nuk do ta shoh ndeshjen

Sporti

​Ballisti nuk do ta shoh ndeshjen

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:02

Personazhi i famshëm i dronit Ballist Morina, i cili u arrestua dje nga Policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje, po mbahet në ambientet e Policisë së Tiranës.

Morina do të qëndrojë në qeli disa ditë dhe për të do të nis një proces gjyqësor mbi akuzat që rëndojnë mbi të lidhur me armëmbajtjen pa leje.

Atij i ishte ndaluar edhe më herët që të shkonte në stadium dhe të shihte ndeshjen por pas arrestimit nuk do ketë mundësi ta ndjek as në televizor.

Madje burime konfidenciale bëjnë me dije se ai dje ka kërkuar të paktën minimum një televizor në qeli, por kërkesa nuk i është pranuar.

Ballisti u arrestua mëngjesin e djeshëm nga Policia, pas një kontrolli të bërë në mjetin e tij, ku u gjetën dy armë zjarri dhe 37 bileta për ndeshjen e nesërme. Ai u përgjigj se armët i mbante për vetëmbrojtje pasi i rrezikohej jeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat