Blater pezullohet përkohësisht

Sporti

Blater pezullohet përkohësisht

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 23:25

Kreu i FIFA-s, Zep Blater, është pezulluar përkohësisht për 90 ditë nga Komiteti i Etikës i “qeverisë” botërore të futbollit.

Lajmin e bën të ditur këshilltari i 79-vjeçarit zviceran, sipas të cilit vendimi do të miratohet zyrtarisht brenda të enjtes.

“Lajmi iu bë i ditur presidentit këtë pasdite”, deklaroi Klaus Stohlker, këshilltar i Blaterit për marrëdhëniet me publikun.

79-vjeçari do të jetë i pezulluar deri në janar, pak më tepër se një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për të zgjedhur udhëheqësin e ri të FIFA-s.

Blater aktualisht është nën hetim nga autoritetet zvicerane për korrupsion dhe evazion fiskal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat