​Mata mbështet Diego Costan

Sporti

​Mata mbështet Diego Costan

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:05

Juan Mata ka mbrojtur formën e Diego Costas, pasi sulmuesi u la jashtë skuadrës kombëtare dhe u zëvendësua nga Alvaro Morata për ndeshjet e ardhshme kualifikuese Euro 2016.

Costa u pezullua për ndeshjen me Luksemburgun më 9 tetor, por 27-vjeçari do të kishte qenë në dispozicion për t'u përballur me Ukrainën në Kiev tri ditë më vonë.

Trajneri Vicente Del Bosque këmbënguli se sulmuesi i Chelseat është lënë jashtë vetëm për shkak të ndëshkimit të tij për një nga dy ndeshje.

Ylli i Manchester United Mata, megjithatë, duket të ketë simpati ndaj Costas , për të cilin thotë se është vështirë për t’u përballur me te.

“Më me dëshirë do ta kisha në ekip se sa ta kem rival në fushë”, ka thënë Juan Mata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat