Xhaka pret fitore kundër San Marinos dhe Estonisë

Sporti

Xhaka pret fitore kundër San Marinos dhe Estonisë

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:20

Kombëtarja e Zvicrës pret tri pikë pa problem të premten në konak të vetin, kundër modesteve të San Marinos, e cila luhet në orën 20.45. Pas tri ditëve (me 12 tetor) luajnë në Talin me Estoninë, ku edhe atje synojnë pikë, ndeshje e cila do të jetë mjaft e vështirë. Zvicra është në grupin E dhe zënë vendin e dytë me 15 pikë, tri më shumë se i treti Sllovenia dhe pesë se i katërti Estonia.

Kapiteni Granit Xhaka është optimist kundër San Marinos, e cila renditet në vend të 196 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. “Pas një fillim të dobët me dy humbje, u kthyen në përformancën tonë. Fituam 3:2 kundër Sllovenisë, ku kemi treguar moral të madh dhe e kemi merituar fitoren. Ne jemi ndër kombëtaret më të mirat në botë, më të mira në Europë. Sipas mendimit tim, Zvicra e meriton çdo kampionat botëror dhe evropian”, ka thënë mes të tjera Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat