Gerd Muller nuk ndjehet mirë me shëndet

Sporti

Gerd Muller nuk ndjehet mirë me shëndet

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:49

Legjenda e Bayernit të Munihut dhe futbollit gjerman Gerd Muller është i sëmurë me Alchajmer.

Lajmi është konfirmuar nga Bayerni i Munihut, që ka lajmëruar se nuk do të ketë festime për ditëlindjen e sulmuesit të shquar, i cili mbush 70 vjeç muajin e ardhshëm.

“Për fat të keq, për një kohë të gjatë Gerd Muller ka qenë i sëmurë, sepse vuan nga Alechajmeri”, shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit bavarez.

“Gerd Muler është një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë të futbollit. Pa të, Bayerni dhe futbolli gjerman nuk do të ishin ata që janë sot. Me shumë mundësi nuk do të dalë më një shënues si Muller, i cili me gjithë suksesin e tij, mbeti shumë i përulur dhe i rezervuar, gjë që më ka habitur gjithmonë.

“Ai ishte një shok skuadre dhe mik fantastik, që do të ketë gjithnjë një vend në familjen e Bayernit”, ka deklaruar një tjetër ikonë e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat