Eredivisie, PSV fiton klasiken me Ajaxin

Sporti

Eredivisie, PSV fiton klasiken me Ajaxin

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:33

PSV Eindhoven fitoi klasiken e futbollit holandez pasi mundi 2-1 në Amsterdam, Ajax, që lejoi kampionët në fuqi të reduktojnë në vetëm dy pikë diferencën me kreun. Sfida e luajtur në shtëpinë e harkëtarëve pati një fillim të zjarrtë, me ekipin nga Eindhoven që kaloi në epërsi pas një goli fantastik të Pereiros. Gjithsesi epërsia e miqve nuk zgjati shumë pas 3 minuta më pas ishte Younes që riktheu barazpeshën në këtë përballje. PSV, që kishte një diferencë prej 5 pikësh nga kryesuesit e Ajax, arriti të gjente golin e fitores në të 79-tën sërish me Pereiron që ishte njeriu I ndeshjes, me dy golat e tij. Nga rezultati i Klasikes, përfitoi Feyenoord që fitoi 2-1 në transfertë me De Grafschap duke u ngjitur në krye bashkë me Ajaxin. Skuadra e Van Brockhorst përmbysi disavantazhin e pjesës së parë, ku ishte një autogol I Van Beek, ai që I dha epërsinë vendasve. Në pjesën e dytë roterdamasit arritën të marrin fitoren falë golave të Kramerit dhe Elias, që vazhdon të konfirmohet si lideri i kësaj skuadre. Pas kësaj humbje De Grafschaap vazhdon të mbajë vendin e fundit në renditje me vetëm 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat