Xhevdet Gela shkëlqeu në kampionatin finlandez

Sporti

Xhevdet Gela shkëlqeu në kampionatin finlandez

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:31

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gela, shkëlqeu në kampionatin finlandez. Ai shënoi dy gola për fitoren e madhe të Lahtit me rezultat 3:1 kundër Inter Turkut, në ndeshjen e javës së 30-të. Gela ishte i disponuar për lojë dhe i pandalshëm për mbrojtjen rivale. Ai realizoi golat në minutën e 18-të e 56-të. Gela luajti titullar, kurse Drilon Shala u zëvendësua në minutën e 63-të. Gela e Shala festuan fitoren, pasi bën një hap të madh drejt sigurimit të një vendit në garat evropiane. Lahti është në vend të pestë me 46 pikë, sa ka edhe Inter Turku që është një pozitë më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat