Ibraimi shënoi, Maribori fiton bindshëm

Sporti

Ibraimi shënoi, Maribori fiton bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 12:45

Sulmuesi shqiptar, Agim Ibraimi, ishte ndër më të mirët në fanellën e Mariborit, e cila para shikuesve të vet nuk e bëri hesap Koper-in, duke e deklasuar me rezultat 4:0. Ibraimi u aktivizua titullar dhe realizoi edhe golin e katërt në edicionin e sivjetshëm. Vendasit dominuan takimin dhe si rezultat i kësaj u shënuan edhe katër gola. Ibraimi në minutën e 61-të shënoi, duke ngritur epërsinë në 3:0, ndërsa golat tjerë i shënuan: Vrshiç (39’), Tavares (59’ 77’). Maribori pas 13 jave është në vend të tretë me 22 pikë, me synime për të luftuar për titullin e kampionit në Slloveni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat