Aguero i lumtur me pesë golat, s’brengoset për zëvendësimin

Sporti

Aguero i lumtur me pesë golat, s’brengoset për zëvendësimin

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 07:36

Sergio Aguero, ka thënë se është i lumtur me pesë golat e shënuar dhe nuk është inatosur pasi u zëvendësua nga trajneri, 28 minuta pa përfunduar ndeshja.

Aguero kishte telashe me një lëndim, andaj Pellegrini nuk deshi të rrezikonte duke e zëvendësuar atë me Wilfried Bonyn.

“Jam shumë i lumtur. Jam i lumtur me golat por për mua tre pikët janë më të rëndësishme se golat. Pesë gola është mjaft mirë dhe jam i lumtur”, theksoi sulmuesi.

“Zëvendësimi im ishte vendim i mirë i menaxherit, për t’a parandaluar ndonjë rrezik”, tha Aguero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat