Arsenali kthen sytë kah Higuain

Sporti

Arsenali kthen sytë kah Higuain

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 00:11

Arsenali nuk ndalet së kërkuari sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain.

Pas disa dështimeve radhazi gjatë sezoneve të fundit, Topçinjtë dëshirojnë të provojnë edhe për të fundit herë për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

Sipas raporteve nga Caughtoffside, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm të hidhet në sulm edhe një herë për sulmuesin argjentinas.

Gjithsesi, tekniku francez tani do t’ua paraqesë napolitanëve një ide të re, e cila duket mjaft bindëse. Oferta është një shkëmbim në mes të Oliver Giroud dhe Pipitas, plus para.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është një person i vështirë për të negociuar, por ndoshta kjo është mënyra e vetme për ta bindur atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat