Shqipëri – Serbi, manipulohen biletat

Sporti

Shqipëri – Serbi, manipulohen biletat

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 20:06

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Policia e Shtetit intensifikojnë punën për masat e sigurisë që do të merren në kuadër të sfidës eleminatore të 8 Tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e internetit, institucioni më i lartë i futbollit shqiptar bën me dije se një grup ekspertësh të Policisë së Shtetit të kryesuar nga N/Drejtori i Përgjithshëm Altin Qato, kanë zhvilluar një konsultë pune së bashku me Sekretarin e Përgjitshëm Ilir Shulku.

Sipas Federatës, gjatë këtij takimi është diskutuar për detajet e sigurisë në stadium, shoqërimin e skuadrave deri në destinacion por edhe për pikat e kontrollit.

Policia e Shtetit është informuar nga FSHF për planin e lëvizjes së skuadrave, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të UEFA-s, shkruan “Supersport.al”.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka patur informacione për tentativa të individëve të veçantë, për të ndërruar emrat në bileta. FSHF, i ka vënë në dispozicion Policisë së Shtetit databazën me të gjithë emrat e personave që janë pajisur me biletë”, theksohet në komunikatë.

Në këtë mënyrë, asnjë person që nuk e ka emrin në listën që iu dorëzua policisë, nuk do të ketë mundësi të hyjë në “Elbasan Arena”.

Në fund të komunikatës, federata shton se takimi i radhës për të kryer edhe rakordimet e fundit është caktuar për ditën e hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat