Bertolacci lëndohet, mungon ndaj Interit?

Sporti

Bertolacci lëndohet, mungon ndaj Interit?

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 09:37

Testet e para mjekësore mbi lëndimin e Andrea Bertolaccit, nuk kanë dalë pozitive dhe mund të mungojë në derbin e Milanos.

Mesfushori i Milanit pësoi një dëmtim në kofshë gjatë fitores së Italisë ndaj Maltës (1-0), mbrëmjen e kaluar, ndërsa ka lënë kampin e Azzurrëve këtë pasdite.

Ish-lojtari i Genoas është vlerësuar nga mjekët e kuqezinjve pas mbërritjes së tij në klub dhe MilanNews besohet se shenjat e para nuk janë të mira.

Faqja e internetit beson se Bertolaccit i duhet edhe një skenim për të përcaktuar shkallën e lëndimit të muskujve dhe se kontrollet e mëtejshme janë të nevojshme.

Ai tani është në dyshim serioz për derbin ‘della Madonnina’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat