De Biasi: Rasti i Roshit do të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes

Sporti

De Biasi: Rasti i Roshit do të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 00:09

Gianni De Biasi nuk u shfaq entuziast pas pikës së marrë në Kopenhagen, por e peranoi se sfida ishte shumë e vështirë pasi Shqipëria sfidoi një skuadër më të fortë fizikisht dhe të rrezikshme në goditjet standarte. Trajneri italian shton se në fund ndeshja duhej të ishte interpretuar më mirë nga disa elementë.

“Jam shumë i kënaqur edhe pse provuam të ndryshonim dicka për të ndryshuar rrjedhën e lojës duke i kapur në befasi siç treguam me Sadikun dhe Roshin. Në aksionin e fundit nëse do ta kishim interpretuar më mirë, tani do të flisnim ndryshe”.

De Biasi përqëndrohet më tej te ndeshja kundër Portugalisë.

“Portugalia është një skuadër që ka ndryshuar nën drejtimin e Santos. Ka lojtarë që luajnë në klube të mëdha. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë por ne do të kërkojmë të marrim pikë dhe të mos e lejojmë të marrë pikë në shtëpinë tonë”

Duke analizuar 90 minutëshin, trajneri i Kombëtares nënvizon se lojtarët duhej të kishin bërë më shumë në pjesën e parë pasi kundërshtarët ishin inferiorë në mesfushë por në të tilla ndeshje ndikon shumë edhe tensioni te lojtarët. Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i kënaqur me barazimin e arritur në Kopenhagen duke theksuar se skuadra e arriti objektivin pasi arriti të dilte e pamundur nga një fushë e vështirë. Më tej ai u fokusua te ndeshja e radhës në “Elbasan Arena” kundër Portugalisë.

“Urojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë me Portugalinë. Shpresoj që edhe Armenia të fitojë me Danimarkën për të na ndihmuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat