Flet pas barazimit, heroi nga Kosova – Etrit Berisha

Sporti

Flet pas barazimit, heroi nga Kosova – Etrit Berisha

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:28

Portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili e shpëtoi portën në tri raste ndaj Danimarkës, për të nxjerrë barazimin e artë që mund të ketë siguruar edhe kualifikimin, u shpreh shumë i kënaqur me pikën e marrë.

Berisha thotë se ishte ndeshje e vështirë, dhe mjaft e lodhshme për të, por që në fund ia vlejti.

“Ishte një mbrëmje e lodhshme për ne, por ne jemi shumë të kënaqur që morëm pikë dhe nuk e lejuam Danimarkën të shkëputet nga ne. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne nuk luajtëm në nivelin tonë, por në fund të fundit arritëm të marrim një pikë të meritueshme dhe shumë të vlefshme", transmeton Telegrafi.

"Tani neve na mbete që të kërkojmë fitoren në ndeshjen e ardhshme kudër Portugalisë”.

“Kundër Danimarkës ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi ata kanë lojtarë të fortë fizikisht dhe shtatë lartë, por së bashku me ndihmën e mbrojtjes arritëm të mbajmë rrjetën pa prekur”.

“Pioli e ka shikuar ndeshjen? Me siguri se po, ai gjithmonë më ndjekë. Por, unë tani jam i fokusuar vetëm te ndeshja e ardhshme e kombëtares", potencoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat