Ballisti viziton kombëtaren, dridhen danezët, a kanë plan për të?

Sporti

Ballisti viziton kombëtaren, dridhen danezët, a kanë plan për të?

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:30

Në Kopenhagë ka udhëtuar edhe njeriu i dronit. Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballisti, është bërë lajm edhe në mediat daneze, të cilat duket se kanë frikë nga ai edhe në takimin e sotëm, Shqipëri – Danimarkë.

“Misioni i dronit doli të jetë i suksesshëm nga Ballist Morina – një njeri që vlerësohet si hero nga mediat shqiptare. Por, jo vetëm mediat në Shqipëri, por edhe disa nga lojtarët shqiptarë kanë publikuar sot foto në rrjetet e tyre sociale fotot bashkë me Morinën”, shkruan ‘esktrabladet.dk’.

Shqipëria po qëndron në Hotelin Hilton dhe njeriu i dronit ka vizituar ata para ndeshjes me Danimarkën, derisa lojtarët janë dukur të lumtur që bisedonin me tifozin e veçantë.

Sidoqoftë, një dron i tillë ndoshta nuk do të ishte i mirëseardhur sonte në stadium, edhe pse DBU (policia daneze) nuk kanë marrë masa për ndonjë lëshimin e ndonjë telekomande.

“Ky është një informacion i ri për mua. Ne kemi marrë masa për çdo gjë, por kjo nuk është diçka që do të shkoja në detaje. Ne jemi të gatshëm për vlerën e sigurisë dhe ne shpresojmë të shkojë gjithçka mirë”, tha Jakob Hoyer nga polica daneze për ‘Ekstra Bladet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat