A do të luajë Livoreka kundër Lirisë?

Sporti

A do të luajë Livoreka kundër Lirisë?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:41

Sulmuesi më përvojë, Përparim Livoreka, ka problem me zgjatjen e muskujt të këmbës dhe do t’i mungojë kampionit Feronikelit nga Drenasi në ndeshjen e rëndësishme, e cila do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, kundër Lirisë. Livoreka tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se do t’i mungojë në këtë sfidë, por shpreson se skuadra e tij edhe pa të do të del triumfuese. “E dimë se është një ndeshje e vështirë, mbi të gjitha kemi të bëjmë me një skuadër shumë cilësore siç është Liria”, tha Livoreka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat