Nuk është e lehtë të luash kundër shqiptarëve

Sporti

Nuk është e lehtë të luash kundër shqiptarëve

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:26

Shqipëria nuk është më një rival i dobët, që mund ta mposhtet nga çdo ekip. Në takimet e fundit me Danimarkën përfaqëusesja jonë arriti dy barazime. Shënuesit danezë në këto përballje mendojnë se nuk do të jetë aspak e lehtë të kalosh kuqezinjtë.

“Ndaj tyre është e vështirë të luhet, pasi janë 11 veta pas topit dhe kjo është vështirë për një sulmues. Megjithatë nëse zhvillojmë një ndeshje të zgjuar mund të shënojmë” – tha Niklas Bendtner.

“Nuk është e lehtë të luash kundër shqiptarëve, pasi kanë kohë që luajnë bashkë dhe drejtohen nga një trajner i mirë dhe mendoj se janë mirë teknikisht dhe taktikisht” – deklaroi Lase Vibe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat