Ku janë ish-hendbollistet?

Sporti

Ku janë ish-hendbollistet?

Nga: K.G. Më: 2 shtator 2015 Në ora: 16:07

Klubet në përgjithësi të hendbollit po kalojnë në një fazë kritike të krizës financiare sidomos në konkurrencën e femrave. Kastrioti i Ferizajt në konkurrencën e femrave, kampione dhe fituese e Kupës, ka kohë që diskutohet përse nuk i angazhon disa nga ish-lojtaret që në 20 vite e fundit kanë lënë gjurmë, të cilat të paktën të punojnë me lojtare të reja. Një klub që do të marr pjesë në garat evropiane, por që pritet të përgatiten sa më mirë për ndeshjen kundër belgeve, Hubo Initia Hassetl, e vlefshme për Kupën e EHF-it.

Mirëpo, askush nuk e di pse nuk angazhohen ish-hendbollistet që u shpallen disa herë më të mira në Kosovë, si bie fjala: Lirie Muhaxheri, pastaj Vlora Jashari, por edhe disa lojtare tjera. Muhaxheri është jashtë klubit, por ka qenë trajnere të femrat e kombëtares së Kosovës, e cila askush nuk e di pse është lënë jashtë klubi ku u rrit e u formuar dhe fitojë shumë tituj. Kontakti me hendbolliste është i pamundur pse i kanë lënë anash klubit, kur tashmë disa klube synojnë të kanë më shumë femra në kryesi të klubeve femërore dhe t’i angazhojnë qoftë si trajnere apo ndihmëstrajnere që përvojën e tyre ta reflektojnë në fushë. Duket sie disa klube në vend do të shikojnë një mundësi t’i avancojnë disa ish-lojtare që kanë pasur një karrierë të mirë të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat