Durmishi: Shqipëria, ndeshje prekëse

Sporti

Durmishi: Shqipëria, ndeshje prekëse

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 16:29

Shqiptari me origjinë nga Tetova, Riza Durmishi do ta ketë të vështirë të luajë në krah të danezëve me 4 shtator kundër kombëtares shqiptare. Ai është një prej futbollistëve të thirrur nga trajneri i Danimarkës, Olsen për përballjen e radhës mes dy skuadrave.
Durmishi është futbollist me Brondby dhe ka treguar vlera në kampionatin evropian për 21 vjeçarët që sapo është mbyllur.

“Është diçka e madhe grumbullohesh me përfaqësuesen, por kësaj here është e veçantë për mua, pasi një nga kundërshtarët është Shqipëria. Prej andej është familja ime. Kjo përballje do të jetë një kënaqësi, por edhe prekëse më mua”, tha Riza Durmishi.

Ndeshja Danimarkë – Shqipëri do të luhet të premten në orën 20:45 në stadiumin e Kopenhagë. Pritet që Kuqezinjtë të përkrahen nga më shumë se 2 mijë tifozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat