Dua t'i tregoj botës se jam shqiptar

Sporti

Dua t'i tregoj botës se jam shqiptar

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:26

Adrian Mati, babai i kampionit të disa sporteve luftarake, Reshatit të jetë në dispozicion edhe nëse është e diel e një nate vere në Staten Island të New Yorkut në SHBA.

"Ku jeni, në fillim të Hyland Bulevard. S'ka problem më prisni aty se erdha", tha Adriani për sporti1.

Prindi i kampionit shumë shpejt erdhi me automobil dhe si për fat, udhëtimi deri tek shtëpia e tyre kishte qenë i shkurtër.

Shtëpia e familjes Mati, e rregulluar me shije, pasi që vet Adriani është menaxher në një kompani ndërtimi, kishte ruajtur elemente shqiptare dhe kjo shihet sa hapet dera e shtëpisë, ndërsa shkëlqimin merr dyshemeja nga mermeri.

"Një mirëserdhët", në gjuhën shqipe na mirëpret nga familja Mati, ku gjyshja nga Dibra kishte shkuar për vizitë këto ditë.

Adriani është një burrë e dyzetave të mesme është i zoti i shtëpisë, i cili ndonëse nga Dibra shkollimin e kishte kryer në Prishtinë, për të cilin vend kishte mjaft nostalgji dhe fliste për lagje e profesor të caktuar. Dy vajzat na përshëndesin dhe shkojnë në dhomën e tyre.

Reshat Mati apo "Albanian Bear" (Ariu shqiptar) është kampion i botës për moshën deri 16 vjeçe në disa versione të sporteve luftarake në ring, si kikboks e deri te boksi klasik.

Mos është shumë i ngarkuar një fëmijë në moshë kaq të re me gjithë këto sporte luftarake, nuk i përzihen fundja?

"Jo, kemi filluar me ushtrime shumë në moshë të re. Reshati ishte një nga ata fëmijët që vetëm kishte dëshirë të godiste", kujton Adriani.

"Vërtetë këto sporte dallojnë sipas rregullave njëra me tjetrin, por unë i kam qëndruar gjithmonë afër Reshatit që ai të ketë mbështetjen e duhur dhe përkrahjen e plotë. Mos të harrojmë shkolla vjen e para, por nuk shkoi shkolla mirë s’ka ushtrime gjërat i kemi rregulluar kështu", tha ai.

Bisedat ndërmjet tyre nga relacioni baba-fëmijë, tani me rritjen e kampionit sikur kanë marr trajtën ndërmjet miqve, por me respekt maksimal, ndonëse Reshati njeh vetëm fitore kjo nuk është e lehtë.

"Edhe kur fiton kemi biseda të hapura dhe ai e di se kur nuk është nuk është mirë sa duhet. Shpresojmë se do të vazhdojmë në rrugën e duhur, por unë jam që gjithmonë kërkojë më shumë nga ai", e pranon Adriani.

Një çaj dhe shumë muhabet vazhdon mbrëmja, ndërsa përballë nesh sikur në formë ushtari qëndron, Reshati i heshtur buzagaz dhe i gatshëm të përgjigjej vetëm kur e ngacmonim.

"Sa herë që kam duele të disiplinave të caktuara mundohem t'i përshtatem atyre, nuk është pune lehtë, por mbi të gjitha e rëndësishme është përgatitja fizike dhe goditja e fuqishme", tha Reshati një superyll i sporteve luftarake tashmë i intervistuara nga të gjitha mediet më të rëndësishme botërore.

"Unë jam shqiptar dhe dua t'i tregoj botës se jam shqiptar", insiston Reshati me një pamje serioze, kur flet për këtë çështje.

Por, cila në fakt është e ardhmja e talentit më të madh botëror të sporteve luftarake?

"Boksi profesionist, mendoj se aty duhet të koncentrohemi në të ardhmen, ndonëse nuk i dihet qartë se çfarë mund të ndodh", tha Adriani, deri sa Reshati vetëm aprovon me kokën e ulur.

Ora kishte afruar mesnatës, ndërsa ne insistoj të largohem, por jo pa vizituar dhomën e tij, në të cilën në fakt muret thuaja se nuk shiheshin pasi që ishin mbuluar nga gjithë ata breza të kampionit, ku vërtetë njeriu mbetet gojëhapur.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat