Si e arsyeton Reali dështimin me de Gean?

Sporti

Si e arsyeton Reali dështimin me de Gean?

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:08

Real Madridi e ka përjetuar shumë rëndë që nuk arriti ta transferojë në mjedisin e tyre, portierin e Manchester Utd, David De Gea. Ata ishin të bindur se çështja e De Geas ishte punë e kryer, por iu doli krejt ndryshe dhe mbeten pa shërbimet e tyre. Klubi i futbollit Real përmes një komunikate kësisoj ka arsyetuar dështimin për transferimin e portierit:

1. Manchester United nuk pranoi hapjen e negociatave për transferimin e David de Gea deri dje në mëngjes.
2. Real Madrid, pavarësisht kohës së shkurtër dhe vështirësive të shkaktuara nga kjo, ka rënë dakord që të hyjë në bisedime.
3. Kur United hyrë në negociata, kemi biseduar edhe me agjentin e portierit tonë, Keylor Navas.

4. Real dhe United arritën një marrëveshje të shpejtë për transferimin e dy lojtarëve. Dokumentet e kërkuara janë hartuar duke lënë kohë të mjaftueshme për të vazhduar me procedurën e FIFA TMS para afatit spanjoll. Real ka dërguar kontratat në 13.39, sipas kohës lokale spanjolle.

5. Man United dërgoi kontratat përsëri në Real Madrid tetë orë më vonë, përkatësisht në ora 21.43 sipas kohë sonë lokale, duke përfshirë modifikime të vogla. Të gjitha ndryshimet u pranuan menjëherë në mënyrë që të merrnim lojtarin e regjistruar me TMS dhe në ligën spanjolle.

6. Real Madrid, pas marrjes së nënshkrimeve të De Gea dhe Navas, i dërgoi kontratat e nënshkruara përsëri në United në 23:32, sipas kohës lokale spanjolle. Real pastaj ka pritur që të marrë dokumentet përfundimtare të nënshkruara nga United.

7. United ka arritur një marrëveshje përfundimtare me përfaqësuesit e Keylor Navas në 23:53, sipas kohë lokale spanjolle.
8. Hynë të dhënat për De Gea në sistemin TMS në mesnatë, por jo edhe për Navasin.

9. Në 00:26 në sipas kohës lokale spanjolle, sistemi kompjuterik i FIFA TMS i dërgoi një ftesë Real Madridit për të mbushur të dhënat e De Geas. Duke pasur parasysh se afati i fundit për regjistrim në Angli mbetet ende i hapur, sot, Real ka vendosur qët'iu referoj kontratën në kampionatin spanjoll, edhe duke e ditur se afatet kishte skaduar.
10. Me pak fjalë, Real ka bërë çdo gjë të nevojshme, dhe në çdo kohë, për këto dy transferime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat