Manaj, krenar që luan për ngjyrat kuqezi

Sporti

Manaj, krenar që luan për ngjyrat kuqezi

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:12

Ka debutuar me Interin dhe është një nga talentët shqiptarë me të ardhme, një nga futbollistët shqiptarë që mund të kapë majat në futbollin europian.

Ky është Rey Manaj, djaloshi 18-vjeçar që në startin e sezonit me Interin kundër Atalantës u fut në lojë nga trajneri Mançini. Menjëherë vërshuan komentet në drejtim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për ta grumbulluar në radhët e ekipit të parë, por edhe kësaj radhe është lënë jashtë. Ndoshta kjo e kondicionuar edhe nga moseksperienca dhe nga rëndësia e madhe që kanë dy ndeshjet e radhës, atë me Danimarkën dhe Portugalinë, transmeton telesport.

“Drejt atdheut tim për të marrë pjesë në kualifikimet e ‘Euro 2016’ me U-21. Nazionale Albanese U-21 Qualificazioni”, është komenti i Manajt në rrjetin social facebook.

Ekipi ynë kombëtar U-21 ka luajtur një ndeshje dhe e ka fituar me Lihtejnshtejnin në transfertë 2-0, pikërisht me një gol të Manajt. Më 3 shtator (15:00), U-21 do të luajë kundër Izraelit, ndërsa më 8 shtator kundër Portugalisë (18:00), të dyja sfidat në stadiumin “Qemal Stafa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat