Munishi kryetrajner i ri i Hajvalisë

Sporti

Munishi kryetrajner i ri i Hajvalisë

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:46

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Hajvalinë, Ismet Munishi ka folur për portalin e klubit hajvalias. Ai është kryetrajner i ri i Hajvalisë e cila renditet në vend të 11-të me 0 pikë në elitën e futbollit. “Mendoj se është hap fantastik i kryesisë. Nuk i fsheh ambiciet, do të luftojmë fuqishëm për titull. I njoh problemet dhe do të ketë largime. Përndryshe kemi lojtarët më të mirë në Kosovë, por grupi është i brishtë. Duhet ta forcojmë grupin, duhet të punojmë fortë. Është lajm i mirë për futbollin, sepse unë nuk kam punë tjetër, jam profesionist dhe jetoj nga futbolli dhe e bëjë mirë zejen e trajnerit. Do të përkushtohem 100 % për sukses dhe ti arsyetojmë investimet e bëra”, tha Munishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat