Beqiraj standard, Dinamo barazoi!

Sporti

Beqiraj standard, Dinamo barazoi!

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:59

Fatos Beqiraj me Dinamon e Minskit luftuan deri në fund, por nuk arritën më shumë se një barazim (1:1) në derbin vendas, kundër ekipit Minski. Futbollisti nga Peja luajti standard, bëri paraqitje mjaft mirë, kërkuan fitoren, por ishte e pamundshme ndaj rivalit që u mbrojt mirë. Shqiptari nga Kosova, ndryshe është reprezentues i Malit të Zi, deri më tash ka realizuar tetë gola në kampionatin bjellorus. Dinamo është në vend të dytë me 37 pikë, pesë më pak se Bate Borisov dhe e ndjekur nga Minski me 33 pikë pas 18 javëve. Beqiraj me ekipin e tij ende shpresojnë në luftë për titull, ndonëse e kanë të vështirë të kalojnë Baten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat