Danimarkë-Shqipëri/Edi Rama: Tifozët kuqezinj të mbështesin kombëtaren nga Parku i Kryeministrisë

Sporti

Danimarkë-Shqipëri/Edi Rama: Tifozët kuqezinj të mbështesin kombëtaren nga Parku i Kryeministrisë

Nga: Gj.K Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:20

Kryeministri Edi Rama ka ftuar tifozët e kombëtares shqiptare të ndjekin takimin e rradhës kundër Danimarkës në mbrëmjen e 4 shtatorit përmes ekranit gjigand që do të vendoset në Parkun e Kryeministrisë.

“Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot. Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t'ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur #ForcaShqiperia”, shkruan Rama në një koment në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat