Braziliani i Hajvalisë

Sporti

Braziliani i Hajvalisë

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:05

Hajvalia në dy ndeshjet e para ka zhgënjyer me rezultate, ku ka pësuar dy humbje dhe është në pjesën e poshtme të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Mirëpo, drejtuesit e Hajvalisë nuk qëndrojnë duarkryq por kanë përforcuar radhët me një futbollist brazilian. Një mesfushor nga Brazili te Hajvalia. Ky është lajmi i fundit që vjen nga skuadra nga paralagjia e Prishtinës. Mesfushori De Campos Seraphim Jhonathta, do të firmos me Hajvalinë. Ai së fundmi ka luajtur në Meksikë te Coras Petic. Është drejtori sportiv i hajvaliasve, Xhavit Pacolli, ai i cili e konfirmon lajmin.
“Bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Nesër do ta regjistrojmë edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës”, deklaroi Pacolli për faqen e Hajvalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat