Çudit Manchester Utd, mundet nga Swansea

Sporti

Çudit Manchester Utd, mundet nga Swansea

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:51

Manchester Utd pësoi humbjen e parë në Premier League. Futbollistët e Manchester Utd dukej se do të ia dalin të kthehen me fitore, kur kaluan në epërsi pas minutës së tretë (48’) në pjesën e dytë, por kjo nuk i mjaftoi, pasi që vendasit këndellen dhe treguan lojë atraktive. Shaw për mrekulli e gjeti Matan, i cili nga afërsia se pati të vështirë të kaloi në epërsi ‘Djajtë e Kuq’. Mirëpo, kjo iu dha edhe më shumë motiv vendasve, duke realizuar dy herë në portën e Romeros. Në minutën e 61-të, Ajew me kokë shënoi gol të bukur, duke barazuar 1:1. Pas pesë minutave, një veprim i rrjedhshëm i vendasve që rezultoi me gol. Gomis nga afërsia realizoi për 2:1 dhe fitoren e madhe të Swansea-s, ndërsa në anën tjetër çudit Manchester Utd me këtë humbje. Pas javë së katërt, Swansea ngjitet në vend të katërt me 8 pikë, ndërsa Manchester Utd është i pesti me 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat