Skënderbeu me autobus të ri për Europën, Takaj jep 250 milionë

Sporti

Skënderbeu me autobus të ri për Europën, Takaj jep 250 milionë

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:44

Skënderbeu shumë shpejt do të ketë autobusin e ri, që do të jetë shumë modern. Presidenti Takaj ka vendosur ta zgjidhë qesen dhe të sjellë në Shqipëri markën më të re të autobusëve.

Vlera e tij është 250 milionë lekë dhe presidenti Takaj e ka porositur, kështu që pritet të vijë brenda këtyre ditëve në qytetin juglindor. Bëhet fjalë për një autobus të prodhuar në vitin 2011, me kushte shumë komode.

Sapo të mbërrijë në Shqipëri, drejtuesit e klubit, përveç ngjyrës së bardhë që ai ka, do t’i shtojnë edhe ngjyrën e kuqe. Në pjesën ballore të autobusit do të vihet emblema e Skënderbeut, “ujku” që do të vizatohet enkas.

Në ndeshjet e Europa League, Skënderbeu do të mbërrijë në “Elbasan Arena” me autobusin 250 milionësh, ashtu siç do të shkojë në çdo fushë të vendit për të luajtur ndeshjet e kampionatit. Ky autobus është “çmenduria” e fundit e presidentit Takaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat